Rama: Meta sekser i një ndërrmarje të degraduar, tjetra nga Zonjë e parë te menaxhere

13 Nëntor 2020, 16:57 | Përditesimi: 13 Nëntor 2020, 16:59

Nuk kanë munguar thumbat për presidentin Ilir Meta nga kryeministri Edi Rama. Nga Fieri ai ka sulmuar jo vetëm Metën, por edhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

"Ishte e mundur që të bashkëpunoja me Metën, por sot nuk ka mundësi, është një ndërmarrje e rrënuar, mes njërit që bën presidentin, por bën sekserin e kësaj ndërmarrje, dhe një tjetër që duhet të jetë zonja e parë, por bën menaxherin e kësaj ndërmarrje ", tha Rama.

b.ha./Shqiptarja.com