Rama - Metës për patronazhistët: Tentativë për të krijuar alibi për atë që do u ndodhë më 25 prill!

19 Prill 2021, 17:44 | Përditesimi i fundit: 2021-04-19 17:45:56

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët e Pogradecit. Rama tha se ky mandat do të jetë mandati i Pogradecit dhe se do të ketë në ndërhyrje në zhvillimin e turizmit. Po ashtu kryeministri Edi Rama nënvizoi se Shqipëria do të bëhet kampione e Ballkanit në bujqësi.

Kryeministri Edi Rama komentoi nga Pogradeci edhe konferencën e presidentit Ilir Meta në lidhje me patronazhistët dhe të dhënat që ato disponojnë për qytetarët e Tiranës. Rama tha se të dhënat janë në internet qysh nga koha kur ishte Bujar Nishani ministër i Brendshëm në 2009. Po ashtu Rama komentoi edhe një foto të presidentit Ilir Meta i cili shfaqej me një kapuç në kokë dhe për të cilin tha se është takuar me subjekte të OFL-së.

Kreu i qeverisë tha nga Pogradeci se është një tjetër tentativë për të krijuar konfuzion tek njerëzit, për të krijuar çorodi dhe për të vazhduar të ngrenë alibi për atë që do u ndodhë më 25 prill.

'Në këtë pikë unë besoj që kemi sjellë këtu në Pogradec njeriun  duhur dhe në kohën e duhur për të bërë punët e duhura. Unë e kuptoj shumë mirë dhe me Nikon bëjmë shaka, ppr jo dhe aq në fakt që Pogradeci e sheh pak veten në ndonjë hap mbrapa që ka pësuar një zhvillim bombastik në këto vite në krahasim me Korçën.