Kryeministri Edi Rama ka kritikuar Ministrinë e Brendshme për reagimin kundër lajmeve të rreme mbi tërmeti. Rama tha se ka zero kapacitete për të reaguar ndaje lajmeve të rrrem, mashtrimeve dhe racizmit.
''Debate politike që në këto ditë në debate surreale me delirantësh, që marrin pjesë në to dhe japin opinione bazuar në konotacionet e antikitetit romakë dhe realitetit. I kam parë sintezat e këtyre debateve dhe jam i mahnitur nga mungesa e mirëkuptimit të këtyre moderatorëve për të pushuar për një moment nga veshët dhe sytë. Pastaj vjen pazari i kacafytjeve nëpër studio. Pa folur pastaj për shërbimit skandaloz që i bëhet ankth dhe pasigurisë. Aspekte të tjera janë disproporcionale. Megjithatë, kjo është puna e tyre. Kam nxjerrë një dobësi të papranueshme në Ministrinë e Brendshme, kundër krimt kibernetik. Zero kapacitete, për të reaguar ndaj lajmeve të rreme, për mashtrime, racizmin. Zero reagim ndaj sulmeve kibernetike. Duhet mbajtur shënim. Të jetë parasysh forcimi eksponencial i luftës ndaj krimit kibernetik. Do të kërkoj më pas një raportim të plotë nga ju për publikun. Dua të theksoj faktorin psikologjik. Plasaritjet, çarje janë po njësoj në mendjet e njerëzve që kërkojnë vëmendje të jashtëzakonshme. Sa më shpejt listën e ilaçeve të nevojshme, sidomos për ata që vuajnë nga sëmundjet kronike", tha Rama.