Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij lidhur me situatën ndaj koronavirusit duke iu përgjigjur akuzave politike se qëndron në shtëpi dhe nuk i del në ballë luftës në shërbim të qytetarëve shqiptarë. Rama tha se në këtë luftë trimëria është të qëndrosh në shtëpi, ndërsa tha se video-komunikimet me qytetarët i ka pasur nga zyra e tij gjatë gjithë javës së kaluar, dhe se vetëm në fundjavë qëndron në banesë.
"Miq, po ju flas nga dhoma e mbledhjeve ku kam bërë të gjitha komunikimet me ju javën e shkuar sepse këtu kemi instaluar kamerat për lidhjet direkte me ju dhe këtu punoj gjatë javës me video-konferencat e punës. Por po e bëj me telefon këtë mesazh që ta shohin deh ta qepin gojën ata që më thonë dil nga shtëpia, mos rrinë në bunker. Kur i thonë asaj fjalës, mirë gomari që na ngordhi por duhet të merremi edhe me mizat e mjaltit të tij që gumëzhijnë me budallallëqet nga vrima e ndryrë dixhitale që e dini të gjithë se ku është. Unë në shtëpi mbyllem në fundjavë si gjithë të tjerët. Kush e ka harruar kohën e tërmetit ku as xhupin nuk e ndërroja se mbeta rrugëve ditë natë le ta kujtojë dhe t'i lërë dënglat: Jo dil nga bunkeri, jo mos rri në shtëpi, jo shko në zyrë, është kulmi që edhe në këtë kohë kolerë broçkullat vazhdojë po njësoj. Në një luftë si kjo trimëria është të rrish mbyllur dhe detyra ime është të jap shembullin dhe jo të vijë vërdallë të dukem. Nuk jam unë tipi i dukjeve të shtirura, se nuk më ka munguar dukja që kur isha 10 vjeç më i gjati i shkollës, doja të zhdukesha jo të dukesha, pikë e zezë", tha Rama.