Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali i ftuar në “Porta a Porta”, në panelin e organizuar nga i mirënjohuri Bruno Vespa, për informimin dhe sensibilizimin e publikut italian mbi pasojat e fatkeqësisë natyrore të 26 nëntorit. Ai ka deklaruar se është marrë konfirmimi që do të bëhet konferenca e donatorëve nga vendet e BE-së, teksa shtoi se nuk ka një datë, apo ai u ka kërkuar që të bëhet brenda muajit janar.Komisonini Europian dha 15 mln e parë, nga portofoli i Komisionarit të zëvendësuar Hahn. Gjëja më e rëndësishme është që konfirmohet konferenca e donatorëve, mundësia për të bërë një kontribut përtej BE-së,e njëjta gjë që do të bëjë Macron. Datën nuk di ta them, por unë u thashë që duhet patjetër të bëhet brenda janarit", tha Rama.
Rama: Mora konfirmimin për konferencën e donatorëve nga BE, u kërkova të bëhet brenda janarit
No videos found.