Rama: Na duhet mandati i tretë që Shqipëria të shkojë në pikën që s'kthehet më mbrapsht

1 Prill 2021, 17:41

I pranishëm në Kavajë, për takimin elektoral të radhës, Kryeministri Edi Rama tha se i duhet një mandat i tretë që " Shqipëria duhet të shkojë në pikën që nuk kthehet më mbrapsht".

Sipas Ramës, janë ende shumë gjëra që duhet të përmbyllen, duke përmendur rindërtimin, luftën me COVDI dhe reformën në drejtësi.