Rama ndan pamjet nga takimi Rutte: Shqipëria dhe Holanda propozim të përbashkët se si duhet të jetësohet ideja e komunitetit të ri politik europian

6 Korrik 2022, 08:21

Shqipëria bashkë më Hollandën po përgatisin një propozim të tyrin se si duhet të artikulohet në terrenin e jetës reale eurpiane ideja e Presidentit të Francës për Komunitetin e Ri Politik Europian. Kështu bën të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar disa pamje gjatë takimit me kryeministrin e Holandës Mark Rutte, ku thotë se ky është një lajm i jashtëzakonshëm për moralin dhe perspektivën e Shqipërisë