Kryeministri Edi Rama foli nga Elbasani për ndërtimin e universiteteve dhe konvikteve të reja sipas formulës së partneritetit publik privat. Kreu i qeverisë iu referua edhe anulimit të koncesionit të rrugës Thumanë-Kashar, nga ku rreth 300 mln euro fonde, do shkojnë për Paktin për Universitetin dhe do të investohen në konvikte dhe universitete. "Keni dëgjuar dhe reagimin për anulimin e koncesionit të Thumanë-Kashar dhe deklaratat që s’ka lekë. Kur do behej rruga ishte një vjedhje shumë e madhe, dhe po vinin bujën se do vidheshin 300 milion. Tani thonë që s’ka lekë. Në fakt as do vidheshin, se skema e partneritetit që është një mjet propagande për një mekanizëm financimi krejt normal. Quhet Partneritet Publik Privat pse? Sepse sektori publik përmes qeverisë i kërkon sipërmarrjes private që të nënshkruaj një bashkëpunim, ku sipërmarrja nuk merr para, por hedh paratë e veta, por sigurisht të marrë para në një afat kohe shumë më të gjatë. Zgjodhëm anulimin e Thumanë – Kasharin se ishte puna me volumin më të madh. Dhe këtë volum do ta kalojmë te Pakti për Universitetin", tha Rama.
Rama: Ndërtimi i Universiteteve dhe konvikteve të reja me koncesion
No videos found.