Rama: Në 2020, 7 vrasje më pak se 1 vit më parë! Detaje dhe për grupet kriminale që janë goditur

29 Dhjetor 2020, 10:53

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se gjatë qeverisjes së tij Shqipëria është bërë një vend më i sigurt, ku janë regjistruar më pak vrasje me dashje.

" Numri i vrasjeve me dashje vijon të jetë në rënie, shifra janar-nëntor 2020 ishim 45 vrasje, 7 më pak se një vit më parë dhe për të gjithë ata për të cilët janë të interesuar të dinë të vërtetën e përmbledhur në një shifër duke pasur parasysh edhe bombardimin mediatik që krijon një hapësirë dispropoziconale për kronikën e zezë duke krijuar një panoramë jo të lidhur me realitetin. Në 2012 kemi pasur 126 vrasje, sot kemi 2.5 herë më pak. Nga një vend ku praktikisht kishte mesatarisht një vrasje në cdo 2-3 ditë jemi një vend që sa i përket numrit të vrasjeve po stabilizohemi pranë mesatares së BE-së", tha Rama.