Rama në Berat: Financojmë agroturizmin, por zero lekë për tokë pa letra

1 Shkurt 2019, 16:57

Kryeministri vizitoi fshatin Roshnik në Berat pjesë e programit mbështetës të agroturizmit “100 fshatrat”. Në një prej familjeve që ka përfituar financim nga shtetit, kryeministri tha se BE nuk financon asnjë projekt në tokë pa dokumente, por ata që do të marrin para, nuk do ta kenë si kredi, por si dhuratë. 

Ne nuk do t’i japim paratë si kredi, por si grant, pra si dhuratë bashkëfinancimi. BE-ja nuk jep asnjë lekë, zero lekë për tokë pa letra. Toka duhet të regjistrohet sipas ligjit të ri. 

Edi Rama, kryeministër

Dy ministrat përgjegjës për aplikimin e kësaj skeme mbështetëse, ai i bujqësisë dhe ai i turizmit apeluan që kushdo që ka një ide zhvillimi në agroturizëm të aplikojë. 

    No videos found.