Rama në Berat: Vaksinim intensiv në pranverë! Të përfshijmë ushtrinë e studentët e infermierisë

25 Shkurt 2021, 14:08 | Përditesimi i fundit: 2021-02-25 14:15:44

Kryeministri Edi Rama se bashku me ministren Ogerta Manastirliu, ka mbërritur ditën e sotme në qytetin e Beratit, ku ka nisur procesi i vaksinimit për bluzat e bardha dhe më pas do të nisë për të moshuarit plus 80 vjeç.

Manastirliu tha se brenda 15 marsit pritet që të përfundojë procesi i vaksinimit për bluzat e bardha, duke shtuar se do të trajnohen 500 infermierë që të marrin pjesë në planin vaksinimit intensiv.

Manastirliu: Në 10 mijë vaksinime, dhe zgjerohemi me vaksinimin e personelit mjekësor. Brenda 15 marsit përfundojmë angazhimin tonë total të gjithë personalitetit mjekësor dhe pastaj do të vijojmë më moshat plus 80 vjeç. Do të hapim edhe qendrën në Korçë këtë ditë. Do të kemi 500 infermierë të cilët do të trajnohen në arenën kombëtare, duke filluar nga java tjetër në funksion të planit për vaksinimin,

Bino: Berati më mirë nga të gjithë shumë të organizuar, shumë shumë mirë!

Rama: Shpresoj që në ditët në vijim të ketë një rritje të sasive të vaksinave. Të përfshijë ushtrinë, studentë të infermierisë, që ta kthejmë këtë pranverë në një periudhë të vaksinimit intensiv dhe që t'ja dalim që të jemi shumë lart se vende të tjera.