Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar arsyen e vizitës në Paris dhe Berlin në ditët e fundit, ndërsa ka njoftuar se ata që sajuan lajmin se ndodhej në spital i sëmurë do i dërgojë në gjyq.
"Në fund të ditës idetë për politikë mund të na ndajnë, por gjaku na bashkon si shqiptarë. Kështu, që gëzuar me këdo t'iu dojë zemra. Sot po përgatitem për Kongresin nesër, iu ftoj të vini në orën 12:00 në sheshin Nënë Tereza, për ciklin bashkia që duam. Nesër është dita e ndezjes së motorëve elektoralë për të gjitha bashkitë. Ne jemi gati të bëjmë atë që dimë, rruga e ndryshimit është e hapur dhe e prekshme, por edhe kudo që duam ta hapim në bashkitë e shkreta që kanë mbetur peng i kundërshtarëve tanë, por do të flasim nesër. Kushdo që dëshiron është mirëseardhuar. Shikur e shihni jam mirë, nuk jam në spital në Berlin, por zyrë në Tiranë. Njerëz jemi edhe mund të sëmuremi, por ky nuk ishte rasti. në Berlin isha për hall, por jo për shëndetin tim, por për t'u shpjeguar partnerëve shfaqet e opozitës dhe për celjen e negociatave dhe për të kuptuar më shumë për situatën politike mbi vendet kyce për negociatat. Ishte vizitë jormale me ish-presidentë, ish-kryeministra dhe bisedat në Bundestag. Mos bërja e emrave të tyre është pjesë e etikës së takimeve joformale. Fatkeqësisht shumë miq këtu në Shqipëri dhe jashtë, që qeshën me këtë historinë e sëmundjes. Ataku në zemër sajesë e kazanit të opozitës tonë rrugë humbur, kjo do të thotë të prekësh fundin. Me keqardhjen për shqetësimin që është krijuar, nuk më mbetet gjë tjetër vecse ti mëshiroj. Do u kërkoj që të përgjigjen në gjyq dhe të përgjigjen për sajesën" tha ai.