Rama në Dibër, publikon video nga rruga e Arbrit: Edhe pak dhe ëndrra 100-vjeçare është realitet

14 Prill 2021, 10:56

Rruga e Arbrit po merr formë dita ditës dhe është afër përfundimit të saj. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga tuneli në rrugën e Arbri, ndërsa pas saj duket Ura e Vashës, një nga urat më të larta në Shqipëri 157 metra.

“Për Dibër nga Rruga e Arbërit. Edhe pak dhe ëndrra 100-vjeçare është realitet”, shkruan Rama.

Rruga e Arbrit është një nga investimet e rëndësishme për modernizimin e infrastrukturores rrugore të vendit dhe pritet të përfundojë në verë të 2021.