Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në qytetin e Durrësit ku ka inspektuar punimet në pallatet e dëmtuara nga tërmeti. Kryebashkiakja e qytetit bregdetar, Emirjana Sako dha shifra, duke bërë të ditur se kanë përfunduar punimet në 145 objekte, prej të cilave përfitojnë 300 familje. Ndërkohë, 458 të tjera do të përfundojnë brenda janarit.