Rama në Durrës, viziton banorët e prekur nga tërmeti dhe ekipet e emergjencave civile të kërkim-shpëtimit

27 Nëntor 2019, 11:01

Pas mbledhjes së qeverisë mëngjesin e kësaj të mërkure, kryeministri Edi Rama ka zbritur në terren.

Rama ka qenë në Durrës, tek pallati 6 katësh, ku pa nga afër punën që po bëjnë ekipet e shpëtim-kërkimit.

Kryeministri Rama, i shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, ishin edhe në çadrat ku të prekurit nga tërmeti kanë kaluar natën.

  •  

    No videos found.