Rama në Durrës/ Zonja : ''Lider si ty nuk kam parë. Marrsh nga jetët tona”

29 Tetor 2020, 22:58 | Përditesimi i fundit: 2020-10-29 22:59:35

Një qytetar banues në Itali i kërkoi kryeministrit edhe një foto për të hir të djalit të quajtur Mikelanxhelo. Një grua në moshë tha se lider së kryeministri nuk ka. “T’u bëftë nëna kurban. Kanë ardhur dhe kanë ikur por si ti nuk ka. Lideri si ty nuk kam parë. Marrsh nga jetët tona”- tha qytetarja në moshë. Në publikimin e tij në facebook, Rama thotë se për rikonstruksionin e apartamenteve banorët kanë përfituar drejtpërsëdrejti grantet, qeveria po mundëson rikonstruksionin e ambienteve të përbashkëta të pallateve. Në Durrës, janë 458 pallate me shkallë dëmtimi DS1 – DS3, “ku brenda 80 ditësh do të realizohen 7 nga 9 lote të projektit”, thotë Rama.