Rama në Elbasan: Nxitoni të punësoheni, janë 1567 vende të lira pune në këtë qark

2 Qershor 2018, 10:41 | Përditesimi: 2 Qershor 2018, 14:16

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se janë plot 1567 vende të lira pune vetëm në qarkun e Elbasanit.

Në Panairin e Punës në Elbasan, kreu i qeverisë ju bëri thirrje të gjithë atyre që janë në kërkim të një pune të kontaktojnë me kompanitë dhe zyrat e punës për t’u punësuar, qoftë si punonjës të thjeshtë, apo edhe në punë që kërkojnë formim të lartë.