Rama në familjen 6 anëtarëshe me bonus qiraje: Vitin e ri e prisni në shtëpinë e re! Muret e izoluara, nuk dëgjohet 'tërmeti' nëpër dhoma

7 Mars 2020, 10:56

MAMINAS - Familja Baruti prej 6 anëtarësh, tashmë janë akomoduar në një shtëpi me qira në zonën e Maminasit, pasi banesa e tyre u dëmtua nga tërmeti. Në një vizitë që bëri në familje këtë mëngjes, kryeministri Edi Rama tha se në maj do të dilet në terren për të bërë shtëpitë e reja në kuadër të rindërtimit, ku tha se ajo banesë do të jetë më mirë se shtëpia që kishin.