Rama në familjen Xhabafti në Vaqarr: Zgjidhje për shtëpinë, shkolla nxjerr nga varfëria

14 Tetor 2018, 15:42

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka nisur ditën me rastin e një familjeje në nevojë në Bultivë të Vaqarrit. Bëhet fjalë për banesën e Euglent Xhabaftit që është vizituar nga kryeministri më 9 tetor, të cilit edhe i ka treguar kushtet e vështira në të cilat jeton.

Gjatë vizitës së tij, Rama i ka kërkuar katër fëmijëve të çiftit Xhabafti që të mësojnë në shkollë duke i premtuar që shumë shpejt do të kenë një shtëpi të re.

Mësoni sepse shkolla të nxjerr nga varfëria. Për shtëpinë do t’ju ndihmojmë ne. Do të të ndihmojmë edhe për punën. Ne do bëjmë çmos që ju vitin e ri ta festoni në një strehë të re me një televizor të bukur.

Edi Rama, kryeministër

    No videos found.