Edi Rama ka qenë sot në Fishtë të Lezhës ku ka parë nga afër aktivitetin e një emigranti të kthyer nga Italia i cili e ka kthyer pronën e tij në një biznes fitimprurës.
Rama ndoqi nga afër të gjithë hapat e kultivimit të këtij biznesi. Ai e ndau videon në rrjetet sociale duke e shoqëruar me shkrimin:
"Fishtë, Lezhë - Çfarë kënaqësie të shohësh se si një emigrant i kthyer nga Italia, ka krijuar një oaz shijeje të denjë për agroturizmat më të spikatur të Italisë a Francës, aty ku deri dje s'kishte asgjë dhe nga ku gjithkush donte vetëm të ikte #Respekt"