Rama në Forumin Ekonomik: Do ndahen bizneset kriminale nga legjitimët!

30 Janar 2020, 14:14

TIRANE-  Kreu i qeverisë Edi Rama foli gjatë forumit ekonomik për sistemin e fiskalizimit që siç ai tha do të sjellë transparencë të plotë për transaksionet nga biznesi në biznes. Rama u ndal edhe tek gjurmimi i produkteve që tregtohet për ndryshuar në këtë mënyrë situatën lidhur me korrupsionin dhe rryshfetet dhe të bërë një ndarje të bizneseve legjitime nga ato kriminale, ndërsa paralajmëroi se ata që nuk e justifikojë pasurinë duhet ta dorëzojnë atë.

Në forumin ku ishte e pranishme edhe ministrja e Ekonomisë Anila Denaj u fol  për situaten ekonomike dhe makroekonomike te vendit. Ne fokus investimet e huaja, klima e biznesit, përmirësimi i situatës ekonomike në tërësi.Forumi Ekonomik i Tiranës ofron mundësi për të identifikuar dhe vlerësuar adoptimin e praktikave të inovacionit social në sektorin privat dhe për të identifikuar një kurs veprimi politikash drejt ekonomive më konkurruese dhe gjithëpërfshirëse.

    No videos found.