Kryeministri Edi Rama ishte sot në fshatin Nivicë të Tepelenës, në bujtinën e një banori, por ai është habitur pas ankesave të sipërmarrësit se në këtë zonë ka mungesë të energjisë elektrike.
Pasi Rama është ulur në tryezë bashkë me kryetarin e Bashkisë Tërmet Peçi dhe ministrin Bledi Çuçi, sipërmarrësi i është ankuar për energjinë elektrike në fshat, e cila sipas tij ka munguar gjithnjë dhe ka qenë një problem për qytetarët.
