GREQI- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Greqi ku po merr pjesë në forumin BE-Ligës Arabe. Në një intervistë të dhënë për Euronews ai ka fajësuar ndërhyrjet politike për tensionet që krijohen në minoritetin grek në Shqipëri. Rama ka shpjeguar se ligji për shpronësimet nuk synon minoritetin grek dhe as që t’u rrëmbejë atyre pronat.
“Këto janë akuza pa kuptim. Shqipëria përbën një shembull të shndritshëm për respektimin e minoriteteve dhe atij grek që jeton prej shumë kohësh në të njëjtat kushte me shqiptarët dhe kur ka probleme ato janë të njëjtat për të gjithë.
Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është që të rregullojmë bazën ligjore për të mirën e të gjithëve dhe të luftojmë një sistem korruptiv i cili po thith gjakun e njerëzve përsa i përket çështjet së pronave të tyre. Pra nuk ka të bëjë në mënyrë ekskluzive me minoritetin grek por me të gjithë.
Historia e marrëdhënieve mes dy popujve ka treguar se po nuk ndërhyri politika apo agjendat e ndryshme politike është një e përbashkët. Kështu që nuk ka përçarje apo urrejtje në zemrat e dy komuniteteve ku shqiptarët e grekët jetojnë së bashku prej shumë kohësh, ato përbëjnë një shembull të përkryer se si politika duke të menaxhojë faktin se ne jemi fqinjë dhe në një farë mënyre të mallkuar të jetojmë së bashku dhe të duam njeri-tjetrin" tha Rama.