Rama: Ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë për hapjen e negociatave

6 Maj 2019, 19:27

Kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit për 'Javën e Europës' u shpreh se Shqipëria i ka plotësuar detyrat për hapjen e negociatave. "Europa sipas Winston Churchill nuk duhet të kishte limite sot, duhet të ishte një kontinentet që kudo duhet të ndjenim se jemi në shtëpinë tonë. Por projekti madhështor i themeluesve mori më shumë kohë për të plotësuar. Për BE-në dhe ata që e patën kurajon që ta parafytyrojnë si projektin më madhështor politik që njerëzimi ka konceptuar. BE është paqe dhe barazi në diversitet, ndër të tjera, ndërsa për ne, Shqipërinë dhe rajonin, BE është paqe, padyshim është mirëqenie, por qysh në krye të herët dhe deri sot mbetet një proces i pazëvendësueshëm, shtet bërje.

Një vend si i yni ka në dispozicion  një mekanizëm kompleks. Pesë prioritetet 35 kapitujt, të gjitha proceset janë as më shumë as më pak se një udhërrëfyes. Ky proces nuk i rëndësishëm se na e kërkojnë nga Brukseli apo kudo, por se na e kërkon detyra ndaj fëmijëve tanë. Nëse duam t'u lëmë një Shqipëri më të mirë se ajo që gjetëm. nuk ka rrugë tjetër, veçse rrugës së të gjitha reformave që vijnë njëra pas tjetrës si produkt i procesit të integrimit.Për fat të keq jo të gjithë dhe gjithmonë e kuptojmë këtë aspekt. Jo të gjithë e vlerësojmë si një proces ku nuk ka palë, cfarë të na ndajë dhe nuk ka pse ta përfshijmë në të përditshmen e beteja politike apo mosmarrëveshjeve tona të natyrshme. Loja politike me integrimin është lojë me të ardhmen, përfshirja e këtij procesi në hapësirën mes llogoreve të betejës politike është cënim i cilësisë procesit dhe dëm për të ardhmen.  

Për fat të keq nuk jemi vetëm më, të luajturit me integrimin sepse sikur luajmë ne brenda edhe ata jashtë me ne. Si parti brenda vendit përpiqen ta venë në funksion të axhendës së tyre edhe parti jashtë vendit e shfrytëzojnë në funksion të axhendës së tyre të vogël politike. Të humburit në këtë rast janë shqiptarët.  Vjet Shqipëria mori rekomandimin pa kushte, KE është një makineri e një dimensioni të 'frikshëm' që financohet nga taksapaguesit europianë. Ku dhe kush më mirë se sa në procesin e qëmtimit të të gjitha problemeve dhe sfidave mund ta bëjë vlerësimin dhe të japë gjykimin për një vend se KE-ja. Procesi nga vlerësimi i kritereve objektive, nisur nga të dhënat, është i tëri që kalon përmes filtrit të komisionit dhe kur thotë rekomandojmë hapjen e negociatave për Shqipërinë pa kushte, ka thënë as më shumë as më pak se Shqipëria i ka plotësuar detyrat e shtëpisë. Kontestimi në një vend apo tjetër nuk lidhe me kriteret objektive.

Është e padrejtë që gjykimet politike të kthehen në teknike duke ia rikthyer barrën Shqipërisë dhe jo duke e thënë qartë 'ne e vlerësojmë progresin, por nuk është ky momenti i favorzshëm për ne, sepse kemi këtë hall, apo atë hall, në vendet tona, krejt normale, por nuk ndodh kështu. Mos dhënie e PO-së qershorin e kaluar lidhej me zgjedhjet europiane të këtij maji. Lidhja është politike, legjitime dhe e mirëqënë. KE vjet tha se në qershor, pra që sapo vjen do të çelen negociatat dhe në dhjetor do të bëhet konferenca e parë dhe duke vendosur ca detyra që është gjëja më normale. Por ndërkohë ajo që ka rëndësi për ne është që u hap dera që Shqipëria të fillojë procesin teknik. Pra jemi në proces. Cfarë do të ndodhë në qershor? Kush e di?!

Me plotë të drejtë, ne duke iu referuar dokumentit të KE-së, këtë e kam me ata që thonë se PO-ja ose JO-ja lidhet me cfarë bën qeveria. Kur them kushedi se cfarë do të bëhet se përsëri duhet të presim ditën, përfundimin e zgjedhjeve europiane dhe në cfarë pozicioni gjenden vendet anëtare. Aq e vërtetë është kjo saqë KE vendosi ta nxjerrë raportin në 25 maj. Se lidhet me Shqipërinë? Jo. Po që mos bëhej fushatë me shqiptarët, sikur e kanë pasur më parë bullgarët. Askush nuk e di cfarë do të vendoset në qershor, por jam i bindur që ky është viti që të gjitha rrethanat do të jenë aty për të celur negociatat. Të gjithë ambasadorëve ju them bëni atë që mundeni, që të mos lejoni që loja me negociatat të kthehet në një lojë me zjarrin në vendin tonë. Vendet tuaja kanë në dorë që të hapen negociatat, që për arsye politike një palë apo një tjetër të marrin peng publikuan dhe të vështirësojnë vështirë për të hedhur si zjarr në betejën politike" tha Rama.

    No videos found.