Kryeministri Edi Rama vijon mbështetjen e tij ndaj procesit të Reformës në Drejtësi, duke përdorur madje edhe çdo mjet komunikimi për t’ju kundërpërgjigjur të gjithë atyre që hedhin baltë mbi ecurinë e këtij procesi.Përmes një video postuar sot në instastory, Rama ka përzgjedhur një fragment nga filmi “Njeriu me Top” dhe sipër ka vendosur mbishkrimin:
“Ai momenti kur gjylet e Vetingut të prishin folenë e gjarpërinjve në pallatin e Drejtësisë…”
Statusin e Kryeministrit e pason në sinkron, batuta epike e artistit të popullit Kadri Roshi në rolin e “Plakut Mere”:
“Eh, unë s’mund të bëj gjë tjetër veçse të qesh”!