Rama në Ishëm te familjet në çadër pas tërmetit tragjik: Vitin tjetër të gjithë në shtëpitë e reja

24 Dhjetor 2019, 17:24

DURRËS-Mbrëmjen e sotme kryeministri Rama ishte në Ishëm ku vizitoi banorët e prekur nga tërmeti, që janë vendosur në çadrat dimërore me sobë, 'ku historitë brenda tyre janë të mëdha se vetë Shqipëria' thotë ai. 'Ne u jemi dhe do t’u jemi pranë megjithë zemër e me të gjitha mundësitë tona' vijon më tej kreu i qeverisë. Zv/ ministrja e Brendshme, drejtuese e shtabit për qarkun e Durrësit, Rovena Voda u shpreh se 'Në Ishëm janë 2500 familje, 9000 banorë, kjo ka qenë një ndër zonat më të prekura nga tërmeti, e gjitha zona thuajse është verifikuar, kemi shpërndarë gati 350 çadra, ka mbetur edhe 40, por do i plotësojmë'. Prefekti theksoi se janë dëmtuar, spitali, shkolla e mesme, ndërsa Ishmi dhe Bubqi janë zonat më të prekura.

Biseda e kryeministrit Edi Rama me familjet e prekura nga tërmeti
Edi Rama: Mendoj që shtëpitë në fshat do i bëjmë relativisht shpejt. Unë besoj që për të qenë brenda vitit të ardhshëm nuk do të ketë asnjë jashtë shtëpisë, dhe do i bëjmë më të mira sesa i keni.
Banori: Faleminderit, rrofsh sa malet
Edi Rama: Do ta bëjmë. Malet leri se gjysmë kodre nuk po e mbaj dot. E keqja është si ta marrësh, se vërteta na zuri, por po të mos kishim pasur hotelet do të kishim ngelur... Në fshat me çadra, por dimëroret janë ok.
Banori: Mua më ka dëmtuar i pari. Ai më tha krisjen. Kur u ngrita nga gjumi Ahlla Allah, dola sikur isha duke fjetur gjumë. Ishim pesë vetë në një dhomë, por shyqyr dolëm pa viktima...
Edi Rama: Me ndihmat në rregull?
Banori: Na kanë sjellë sa kanë pasur mundësi
Edi Rama: Nuk dua të flas shumë, por do ta bëjmë shpejt, nga marsi prilli do të fillojë puna....janë shumë
Banori:Të ecë mbarë
Edi Rama: Të ecë mbarë, që ta bëjë mbarë edhe për ju. E rëndësishme është që keni dalë shëndoshë e mirë. Por shtëpinë e re do ta kesh, që nuk do të krahasohet me këtë. E mira nuk ka fund, por më të gjatë se unë nuk keni...Viti i Ri tjetër nuk do u gjejë këtu...

    No videos found.