Rama në kantierin e rindërtimit në Fushë-Krujë, batuta me punëtorët: Janë demokratë të çmendur!

30 Prill 2021, 09:54 | Përditesimi i fundit: 2021-04-30 16:13:15

Në shtator mbyllet tërësisht kantieri i rindërtimit në Fushë-Krujë. Gjatë inspektimit që Kryeministri Rama bëri sot në kantierin e lagjes, Ministri i Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj njoftoi sot se deri në shtator, në Fushë-Krujë mbarojnë shtëpitë individuale dhe ndërtesat kolektive. Pas goditjes që mori nga tërmeti, në Fushë-Krujë po ngrihet nga themelet një nga laget model të me infrastrukturë moderne dhe shërbime pranë banesave.

“Kemi 124 shtëpi individuale dhe mbi 150 apartamente.  Sa i përket pallateve, deri në shtator, gjithë kantieri është mbyllur Të dyja lotët, edhe shtëpitë individuale, edhe apartament janë të mbyllura”, - u shpreh ministri Ahmetaj.

Kryeministri Rama vlerësoi cilësinë e punimeve dhe ritmin e tyre. Pallatet do të kenë edhe një kat nëntokë për parkim, ndërsa katet e para do të jenë ambiente për shërbime e biznese. Nga ana tjetër, shtëpitë individuale janë pothuajse të përfunduara e tashmë janë në pritje për t’u marrë në dorëzim nga familjet.

Nuk munguan edhe shakatë e kryeministrit me punëtorët, ku njëri prej tyre tha se kolegët e tij janë demokratë të flaktë.

Punëtori: Janë demokratë të çmendur të gjithë.

Rama: Mbaji se mos na hidhen.