Rama në kantierin e rindërtimit të banesave në Bubq: Vijon puna pa pushim për të përfunduar deri në verë

14 Mars 2021, 14:36

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin për Rindërtimin Arben Ahmetajn ka inspektuar ditën e sotme punimet për procesin e rindërtimit pas tërmetit në fshatin Bubq të Krujës.

Kreu i qeverisë shkruan në rrjetet sociale se ‘aty po merr formë qendra urbane e re dhe puna vijon pa pushim për të përfunduar deri në verë të gjitha shtëpitë!’‘Ka përfunduar infrastruktura nëntokësore e lagjes së re dhe gjithashtu vijon puna për ndërtimin e 7 pallateve, shkollës dhe qendrës së re administrative!’- përmbyll postimin kreu i qeverisë.