Rama në konferencën e përbashkët për mediat me Presidentin e Komisionit Europian, Juncker

11 Qershor 2019, 20:03 | Përditesimi: 11 Qershor 2019, 22:23

Një ditë pasi Presidenti Ilir Meta zyrtarizoi lëvizjen e paprecedentë dhe pa bazë ligjore, duke zhbërë datën e zgjedhjeve lokale, kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Bruksel.

Pas takimit me shefen e diplomacisë në BE, Federica Mogherini, Edi Rama në orën 18:50 do të takohet me kreun e Këshillit Europian, Donald Tusk, ndërsa në 19:30 do takojë presidentin e KE, Jean-Claude Juncer.

Vizita e Ramës vjen gjithashtu pas qëndrimit të BE kundër lëvizjet anulimit të zgjedhjeve lokale nga Ilir Meta, vendim ky i mbështetur nga PD-LSI.

Ditën e djeshme, Brukseli është pozicionuar kundër shtyrjes së zgjedhjeve lokale në Shqipëri, pasi opozita sipas tyre dogji qëllimisht mandatet.

r.k./Shqiptarja.com