Rama në Kuvend: Protesta e turpshme, zaptuesit e Unazës së Re nuk do dëmshpërblehen

22 Nëntor 2018, 10:23 | Përditesimi i fundit: 2018-11-22 16:36:24

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit gjatë fjalës për projektbuxhetin e ri të 2019 ka komentuar edhe mungesën e opozitës në seancë dhe protestën e banorëve të Unazës së Re. Rama u shpreh se shumica është e dënuar që ta udhëheqë vendin pa opozitë, ndërsa e cilësoi mbështetjen e protestës së banorëve të Unazës së Re nga PD dhe LSI si të turpshme.

Jemi të dënuar ta udhëheqim vendin pa opozitë, ndërsa opozita udhëheq protestën me të turpshme, në mbrojtje të ndërtimeve të paligjshme kundër interesit publik. Ahmetaj do të bëjë një paraqitje shteruese të buxhetit. Do të sqaroj edhe psenë e protestës së lartpërmendur. Që nuk ka bërë kurrë vaki. Pse zaptuesit e pronave ti marrin lekët e bebeve. Kadri Vasili, meqë nuk e kemi këtu, do të thoshte, nga lekët e vetë Unazës së Re, merrini dhe jepuani zaptuesve. Kjo qasje është e përhapur nga opozita është një kadriotizëm me Yllin në ballë dhe Andin në shalë. Abuzuesit e unazës së re kërkojnë mbi 30 mln dollarë për të liruar pronën që nuk është e tyrja. Zaptuesit profesionistë nuk do të paguhen, e kanë kthyer në biznes ndërtimtarinë pa leje, por kujt tia marrim rrogën që tia japin Gjovalinin nga Laci, i cili është në proces dhe do dëmshpërblim 100% edhe pse ka dy godina të tjera pa leje në njësinë 7. Janë legalizuar të dyja, ka një tjetër pa leje në Kashar i është legalizuar, edhe një në Lac nga ku e ka nisur zaptimin. Apo Ramazani..

    No videos found.