Rama në Lezhë për procesin e vaksinimit, qytetarja: Ty të paçim tërë jetën, o Zot vetëm të mira

30 Mars 2021, 16:29

Kryeministri Edi Rama është ndalur në Lezhë, për të parë nga afër procesin e vaksinimit. Ai ka marrë falenderime nga të moshuarit.

Qytetarja: Ty të paçim tërë jetën, o Zot vetëm të mira

Qytetari: Mirë se erdhe, na ke ardhur me gjithë vaksinë, na shpëtove prej COVID-it

Nga ana tjetër, Manastirliu bëri me dije se ditën e sotme janë vaksinuar mbi 150 të moshuar dhe në total, në Lezhë janë vaksinuar 1500 persona.