Rama në Mirditë: Me 30 qershor ndahemi nga hienat që e trajtojnë Shqipërinë si plaçkë

3 Qershor 2019, 20:05

Kryeministri Edi Rama prezantoi në Mirditë kandidatin për kryetar bashkie për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, Gjergj Ndreca. Gjatë fjalës së tij ai u shpreh i vendosur se zgjedhjet nuk mund të shtyhen se një forcë politike i trembet rezultatit të tyre, duke iu referuar qëndrimit të opozitës.

Ai tha se me 30 qershor, Shqipëria ndahet nga hienat që e trajtojnë Shqipërinë si një plaçkë të veten.

Ashtu si në Kurbin, Rama foli edhe për akuzat e Berishës lidhur me incidentin e ndodhur në protestën e djeshme të opozitës ku u lënduan dy persona si pasojë e  konfrontimeve me njëri-tjetrin.

Kreu i qeverisë kujtoi edhe njëherë marrëveshjen e 17 majit kur ashtu si sot Basha trembej të futej në zgjedhje.

Ai ironizoi kryedemokratin Lulzim Basha duke thënë se për sa kohë ai të jetë në krye të PD, ajo nuk do bëjë asnjë hap para.

    No videos found.