Rama në Pogradec: Vaksinimi masiv do të lehtësojë sezonin turistik! Takon votuesit për herë të parë: Të mos kthehemi mbrapa

5 Prill 2021, 13:34

Kryeministri Edi Rama së bashku me kryebashkiakun Pogradecit, ka inspektuar disa punime që po kryen në këtë qytet, ku nënvizon se falë vaksinimit masiv, do të ketë një sezon turistik të lehtësuar.

Po ashtu kreu i qeverisë u ndal edhe me një takim me votues për herë, ku tha se nuk duhet të kthehemi mbrapa dhe të vazhdojmë të çojmë para punët e nisura.

‘Jemi këtu që të vazhdojmë për më tej mos të ndalojmë dhe mos të kthehemi mbrapa ky është thelbi. Të vazhdojmë para të çojmë para punët që kemi nisur, një pjesë janë punë që janë afër përfundimit, një pjesë janë në punim, që vijnë si rezultat i punëve që përfundojnë.

Një pjesë punësh rrezikojnë të mbeten në vend, me përpjekje që rezulton të shembet dhe të kthehemi mbrapsht të humbasim vite dhe shanse dhe mundësi por unë nuk besoj se do të ndodhë kështu. Do të vendosë populli që puna të vazhdojë normalisht.’- tha Rama.