Rama nga Kombinati: Vaskinimi mund me turne! Familjet e prekura nga tërmeti do marrin shtëpitë falas! Nuk mund t'u besosh hienave të ardhmen

28 Mars 2021, 20:15 | Përditesimi i fundit: 2021-03-28 20:20:34

10 familje, shtëpitë e të cilave u dëmtuan nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, kanë firmosur sot kontratën që siguron strehimin e tyre me një apartament të ri në lagjen “KombinArt” që po ndërtohet në Kombinat. Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama nënvizoi se të gjitha familjet që do të marrin kontratën e shtëpisë nga rindërtimi do ta kenë atë falas dhe se nuk do të paguajnë asgjë për shtëpinë.

Kreu i qeverisë po ashtu pati kritika shumë të ashpra ndaj opozitës ku tha se sillen si hiena në Kombinat duke frikësuar qytetarët në hall se s'do marrin shtëpitë e tyre apo se do jua marrin oligarkët. Rama tha se atyre nuk mund t'u besohet e ardhmja dhe fatet e tyre.