Rama në Rrëshen: Ju kemi futur ushtarë në trup, i moshuari i vaksinuar: Fitore edhe 3 mandate

30 Mars 2021, 14:56

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Rrëshen, në qendrën e vaksinimit, ndërkaq ka parë nga afër investimet në infrastrukturë sa i takon projektit të rindërtimit.

Teksa u prit me duartrokitje dhe lëvdata nga të moshuarit në qendrën e vaksinimit, Rama u kërkoi atyre të kenë kujdes derisa të krijohen antitrupat.

Pjesë nga biseda:

Rama: Këta të PD nuk rrinë dot pa i ngrënë ato parvazet?”

Zyrtari vendor: Ata janë të shkatërrimit. Nuk rrinë dot

Rama: Ja u ka fajin e bukura dhe godina

Zyrtari vendor: Si gjithmonë iu vret sytë e bukura

E moshuara: Urime kryeministri më i madh dhe më i mirë i Europës

Rama: po po, më i gjatë i Europës

E moshuara: Urime, suksese

E moshuara tjetër: Kush thotë që nuk keni punuar, ju thafshin duart

E moshuara tjetër: Rrofsh sa mallet, jam e lumtur që takova dhe kryeministrin.

Rama: Duhet me bo kujdes 2 javët e para sa të krijohen anti trupat pastaj ska problem. Se ju kemi futur kështu ushtarë në trup sa të vrasim armikun, se po u afru armiku e vrasim, por duhet me i lënë njëçikë ushtarët të rriten.