Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Samitin e vendeve të Nismës së Europës Qendrore (CEI), që mbahet në Itali.
Rama ka ndarë një video nga kjo vizitë teksa thekson se ky Samit, nën drejtimin e Italisë është një mundësi më shumë për të nxitur angazhime konkrete në Konferencën e Donatorëve për Rindërtimin e Shqipërisë, pas tërmetit të 26 nëntorit.“Samiti i vendeve të Nismës së Europës Qendrore (CEI) nën drejtimin e Italisë mike, një mundësi më shumë për të nxitur pjesëmarrjen dhe angazhimet konkrete në Konferencën e Donatorëve për Rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit “, shprehet Rama.