Para mbërritjes në Sarandë të kryeministrit Edi Rama, militantët e PD kanë dalë në protestë për të penguar takimin elektoral të kreut të qeverisë. Ata kanë mbajtur në duar pankarta e tymuese ngjyrë blu dhe i kanë bërë thirrje për largimin e qeverisë. Të pranishëm në protestë janë edhe disa ish-deputetë të PD. Tubimi i tyre ka patur disa momente tensioni ku ,militantët e DP-së janë konfrontuar me Policinë e Shetit duke u shtyrë me ta. Më pas 'gjakarta' janë qetësuar, ndërsa kryeministri Rama ka vijuar takimin për fushatën zgjedhore të 30 qershorit.
Rama në Sarandë/ Militantët e PD-së e presin me protesta
No videos found.