Rama në Sarandë: Saliu e partia e tij, me kryetar kukull! Meta kandidat i opozitës në Vlorë

9 Prill 2021, 15:58 | Përditesimi: 9 Prill 2021, 16:21

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarë në Sarandë. Nga atje ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta. Për këtë të fundit thotë se hiqet si kandidat i PD në Vlorë dhe zhvillon betejë skutash, sipas Ramës duke u takuar me subjekte të OFL.

““Është kënaqësi e madhe të shijosh në këtë orë dhe temperaturë fantastike këtë hapësirë të re që po merr formën e vet përfundimtare duke i dhënë Sarandës një vlerë të re, duke i ofruar të gjithëve vizitorëve të saj mundësi të re, për të shijuar këtë bregdet, pa qenë të detyruar të shtyhen me njëri-tjetrin apo të përballen me një shëtitje që shoqërohet nga gropa edhe nga pengesa të shumta, siç ishin ato që e karakterizonin këtë hapësirë më parë. Nga ana tjetër, është kënaqësi të mendosh që kjo hapësirë do të vendoset në dispozicion të turistëve, ku ne jemi duke punuar çdo ditë, e natë me këmbëngulje të madhe të shkëpusim zinxhirin e infektimeve dhe kushteve të imponuara nga pandemia, sezoni turistik të jetë me shumë të tepër prurje turisteve dhe me të ardhura të atyre që jetojnë me turizëm.

Ne sot ishim në disa nga pikat e tjera të kësaj zone, ku pamë nga afër ndryshimet që vazhdojnë, që nga uji 24 orë, pas 100 vjetësh në Delvinë ku po përfundon një investim cilësor dhe së shpejti familjet do të kenë në çezmë atë që i është premtuar në vite dhe vite të tëra, tek pjesa tjetër, në zonën e Finiqit, ku kanë ndodhur zhvillime të rëndësishme, por edhe në zonën e Konispolit ku sot prodhohet më shumë se në kohën që cilësohej e artë e kooperativave, falë punës së tyre, por të mbështetur fuqimisht nga ne", tha Rama. 

r.k./Shqiptarja.com