Rama në Shkodër, banorët e zonave të përmbytura apel në media: Duam dëmshpërblim, qeveria na ka ofruar vetëm ndihma artificiale dhe jo origjinale

16 Shkurt 2021, 10:50 | Përditesimi: 16 Shkurt 2021, 10:50

Kryeministri Edi Rama do të jetë sot në Shkodër për nisjen e vaksinimit ndaj COVID-19, për herë të parë pas Tiranës.

Kryeministri Rama ka vijuar rrugën normalisht, ndërkohë që disa banorë të zonës së nën Shkodrës, të cilët u përmbytën nga reshjet e dendura të shiut pak ditë më parë,  kanë shfrytëzuar prezencën e mediave për ti bërë apel kryeministrit në lidhje me situatën ku ato ndodhen.

Banorët, të cilët në numër ishin të paktë, u shprehen para mediave se kanë mbi 40 ditë në ujë dhe nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim nga qeveria.

r.k./Shqiptarja.com