Kryeministri Rama ka vijuar rrugën normalisht për në Shkodër, ndërkohë që disa banorë të zonës së nën Shkodrës, të cilët u përmbytën nga reshjet e dendura të shiut pak ditë më parë, kanë shfrytëzuar prezencën e mediave për t'i bërë apel kryeministrit në lidhje me situatën ku ato ndodhen. Banorët, të cilët në numër ishin të paktë, u shprehen se kanë mbi 40 ditë në ujë dhe nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim nga qeveria.Ndërkohë një tjetër qytetar i cili kishte një varrezë makinash, tha se mjetet janë të gjitha nën ujë dhe se shteti nuk e ka dëmshpërblyer. 'Unë jam banorë i Bërdicës, kam një varrezë makinash, makinat janë të gjitha në ujë dhe unë nuk e di detyrimet e shtetit ja paguaj një për një a duhet shteti mua që të më dëmshpërblej. Janë miliona lekë në tokë. TVSH e gjona me kanë ardhur 8 milion lekë, shteti pse nuk më përgjigjet.'- tha banori. Ato kanë zgjedhur edhe një mënyrë shumë të veçantë dhe simbolike për t’i përcjellë mesazhe kryeministrin Edi Rama. Në një varkë, ato kanë afishuar disa letra me mbishkrime si ‘Dy muaj jemi nën ujë dhe asnjë ndihmë’ ‘Edhe Shkodra është Shqipëri’.
