Shkolla ‘Halit Çoka’ në Kamëz është një ndër godinat e reja të ndërtuara pas shkatërrimit nga tërmeti.
Kreu i qeverisë Edi Rama, i shoqëruar nga ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj, ministrja e Shtetit Elisa Spiropali si dhe nga kreu i bashkisë Kamëz Rakip Suli, ishin të pranishëm ditën e sotme duke inspektuar godinën e re.
