Familja e Naim Myftarit ka qenë shtëpia e parë që kryeministri Edi Rama ka vizituar, pas ardhjes nga Konferenca e Donatorëve.
Kjo familje përbëhet nga 4 anëtarë dhe kanë hapur ditën e sotme dyert e shtëpisë së re krejtësisht me një pamje tjetër. Ashtu si në takimet e tjera, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat, mes të cilave nuk u la pa përmendur edhe Partia Demokratike, duke qenë se dy nga familjarët kanë punuar më herët në Bashki gjatë kohës që drejtohej nga kryedemokrati Lulzim Basha.