Rama në Thumanë: Deri për Vitin e Ri do ndërtohen banesat individuale

8 Prill 2020, 13:29

THUMANË- Koronavirusi ndryshon planin për ndërtimin e qytezës së re të Thumanës, ku do të strehohen të gjithë banorët që mbetën në qiell të hapur nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ditën e sotme ka nisur puna, e ndërsa afati është që brenda vitit të ri të përfundohet ndërtimi i banesave sociale dhe infrastruktura, e ndërsa do të shtyhet për një moment të dytë pasi të kalojë kjo situatë, ndërtimi i banesave shumëkatëshe. Nisja e punimeve është inspektuar nga kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Ahmetaj. Ai tha se puna duhet të vijojë me një ritëm të shpejtë, tre turne në ditë në mënyrë që banorët e prekur nga tërmeti të festojnë vitin e ri në shtëpitë e tyre të reja.Duhet të bëjmë çmos që ta çojmë drejt Vitit të ri me sukses. Ndoshta nuk i bëjmë do të gjithë, me tre turne do punojnë, por të paktën banesat individuale do duhet të bëhen", tha Rama.

    No videos found.