Rama në ujësjellësin e ri të Krujës: PD ka në program furnizimin me ujë të qytetit, kanë qenë në gjumë kur ne po e ndërtonim

27 Mars 2021, 16:41

#reportTV #lajmeshqip #lajme Nga Kruja, ku inspektoi edhe ujësjellësin e ri të qytetit i cili ka përfunduar së fundmi së ndërtuari, Kryeministri Rama nuk la pa thumbuar Partinë Demokratike. Ai tha se PD e ka në program furnizimin me ujë të Krujës dhe sipas tij kanë qenë në gjumë, kur ndërtohej ujësjellësi. Ujësjellësi i ri i Krujës është ndërtuar pas punës në 1630 metra lartësi në një terren sfidues. 8 vendburime të reja uji furnizojnë rregullisht gjithë familjet e qytetit.