Rama: Në Vlorë: Sekserët e Greqisë dhe Çamërisë janë në Tiranë

11 Mars 2021, 16:06

Në një takim që është duke zhvilluar me ekipin e kandidatëve të Partisë Socialiste në Vlorë, Kryeministri Rama duke thumbuar Vangjel Dulen dhe Shpëtim Idrizin tha se ndryshe nga PD që i kandidatuar këta në Tiranë, PS-ja ka brenda listës persona që përfaqësojnë minoritetin dhe komunitetin çam. Rama tha se drejtuesi i listës së PD në Vlorë, Bujar Leksaj, është një i alkoolizuar.

Rama tha se ai e kërkon mandatin e tretë qeverisës sepse ka ende shumë punë për të bërë.  Ne kemi një skuadër më të gjerë sesa lista e deputetëve sepse në të do të jenë bashkë me ne deri në 25 prill edhe deputetët që aktualisht janë në Kuvendin e Shqipërisë, që nga Vilma tek Fatja, Andrea etj të cilët kanë pasur një kontribut të posaçëm në këto vite të mandatit të dytë të cilët kanë qenë super korrekt dhe të cilët kanë qëndruar vijimësisht pranë komunitetit. Këtu ne jemi një skuadër, ku pozicionet ndryshojnë, secili dhe secila bën detyrën sipas pozicionin dhe të gjithë bashkë shtyjmë përpara një progres që në Vlorë është në sytë e të gjithëve. Ndërkohë që jemi të hapur edhe për të tjetër djem dhe vajza që meritojnë të kenë shansin e tyre.  Objektivi ynë për Vlorën është që të marrim pa diskutim si bazë numrin që kemi, 8 deputetë dhe deputete, dhe të synojmë maksimimizimin duke kapur objektivin prej 9 deputetesh. Është një sfidë që e kemi në radhë të parë me vetveten sepse natyrisht që kemi bërë shumë për të gjithë Qarkun e Vlorës. Sigurisht që ka ende nevojë për ndryshim, ka nevojë padiskutim për investime të tjera që të sjellin më shumë ekonomi dhe punësim, ka nevojë për të pasur shkolla të rindërtuara apo të reja ende, ka nevojë ende për disa rrugë.  Ajo që është e rëndësishme mbi të gjitha është se ka nevojë për kohë. Dhe mandatin e tretë ne kërkojmë si kohë për të vazhduar projektin e madh të transformimit të vendit.'- tha Rama.