Rama: Në zgjedhjet e ardhshme do kemi komisionerë të depolitizuar sipas rekomandimeve të OSBE-së!

24 Dhjetor 2019, 11:51

Kreu i qeverisë Edi Rama tha se të gjitha në zgjedhjet e ardhshme do të kemi komisionerë të depolitizuar, dhe kjo do të votohet sipas rekomandimeve të OSBE-së, edhe nëse PD nuk merr pjesë.

"Të gjitha idetë respektive të çdo force politike janë legjitime por ajo që është e sigurt, është implementim i rekomandimeve të OSBE. Ne këtu nuk kemi çfarë diskutojmë. Kemi qenë të hapur për çdo palë, por në zgjedhjet e e ardhshme do kemi komisione zgjedhore të depolitizuara. Votat do t'i besohen njerëzve që nuk kanë asnjë lloj zelli në raport me partitë e tyre për të zgjedhur ligji", tha Rama.

    No videos found.