Rama në zonën e grumbullimit të mbetjeve në Porto Romano: Projekt transformimi të plagës së vjetër mjedisore

13 Qershor 2018, 14:54

 Qeveria prej ditës së djeshme është zhvendosur në Durrës në një mbledhje dyditore. Kryeministri Edi Rama dje dhe sot ka shpalosur disa projekte për qytetin bregdetar, por jo vetëm. Në konferencën e sotme, shefi i qeverisë shqiptare deklaroi se në Durrës do të fillojë ndërtimi i terminalit të parë për kroçierat, pasi ka një interes të madh. Gjithashtu Rama u shpreh se po studiohet mundësia jo vetëm për rindërtimin, por edhe zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës, ndërsa së shpejti do të fillojë ndërtimi i linjës hekurudhore që lidh Durrësin me Tiranën dhe Rinasin.Rama inspektoi pikën e grumbullimit të mbetjeve në Durrës, kur premtoi se kjo situatë do të marrë fund shumë shpejt.  

Kjo është prej 30 vitesh, si skena e filmit ‘Apokalips now’. Mbetjet do të dërgohen në impiantin e Tiranës, kostot mund të jenë të përballueshme. Nuk mund të fusësh qese as në port dhe as në aeroport se ndryshe penalizohesh. Do të ketë moratorium për qeset plastike, të ndalohen në hyrje. Qeset dorëzohen para se të futesh në Shqipëri. Këto plehra këtu duan një mijë vjet që të absorvohen, ua kemi borxh fëmijëve që kjo trashëgimi të marrë fund.

Edi Rama

    No videos found.