VIENE- Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga zyrat qendrore të OSBE-së në Vjenë, ku Shqipëria do të marrë nesër kryesinë dhe do ta drejtojë atë përgjatë vitit 2020.
“Në zyrat e ekipit që do të mundësojë drejtimin e suksesshëm të OSBE, të cilin Shqipëria e merr zyrtarisht nesër”, shkroi Rama në “Facebook”, bashkëngjitur videos.
Kreu i qeverisë Edi Rama do të mbajë një konferencë për shtyp në orën 17:00, ku do të flasë mbi objektivat e Shqipërisë, si dhe konfliktin SHBA-Iran. Burime bëjnë me dije se kreu i qeverisë ka deklaruar se do të zhvillojë edhe një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të zhvillojë disa takime.