Rama: Nëse ju gjeni një vend që e ka bërë publike kontratën me Pfizer ne do të jemi vendi i dytë! Kemi para për të vaksinuar të gjithë shqiptarët

19 Janar 2021, 12:22 | Përditesimi i fundit: 2021-01-19 15:04:19

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vënë theksin se përtej dëshirës së tij, bërja publike e marrëveshjes me Pfizer për vaksinat anti-COVID është e ndaluar nga vetë kompania.

Për përforcuar këtë deklaratë, Rama tha se deri tani asnjë vend i Bashkimit Europian apo edhe më gjerë, nuk e ka bërë një gjë të tillë. Madje ai shkoi edhe më tej duke sfiduar gazetarët në konferencë, që nëse do gjenin një shtet që e ka bërë publike, atëherë, Shqipëria do të ishte vendi i dytë.