Kuvendi në seancë plenare, jashtë tij opozita në protestën e tetë kundër qeverisë. Deputetja Rudina Hajdari ka komentuar ftesën që Damian Gjiknuri i zgjedhur nga PS në krye të reformës zgjedhore i bëri opozitës jo parlamentare për ta pritur deri më 5 maj për të bërë bashkarisht refornën.
Rudina Hajdari tha se komisionit për reformën zgjedhore i ka mbaruar afati më 21 janar, dhe mazhoranca duhet t'i nisë diskutimet për reformën, me opozitën e re në Kuvendin e Shqipërisë.
Pergjigjet Kryeministri Edi Rama. Thote se nëse reforma zgjedhore do të jetë kyçe në vendimin që Komisioni Evropian pritet të mbajë në qershor për çeljen e negociatave për anëtarësim, atëherë mazhoranca do ta miratojë reformën pa pritur asnjë rekomandim nga PD jashtëparlamentare, por do të bazohet vetëm në rekomandimet e OSBE-ODIHR. Rama: Me opoziten e re, miratojme gjithcka tjeter. Me PD-ne na lidh VETEM kjo pike.